Kartolina e 8-vjetorit të Princeshës Charlotte
Charlotte feston sot ditëlindjen e 8-të. Si çdo vit, Kate postoi në Instagram një foto të vajzës, të fundit fare.
Është shkrepur javën e kaluar në pallatin mbretëror. Charlotte mban veshur një fustan pranveror.
“Gëzuar ditëlindjen Charlotte që bën 8 vjeçe”, shkruan Kate dhe William në Instagramin e përbashkët.
I radhës në familje që feston ditëlindjen është Archie, djali i Harry-t, në 6 maj. Po atë ditë Charles do të kurorëzohet si mbret.
