Kastro Zizo flet për marrëdhënien me të birin: “Është shumë delikate”

Kastro Zizo është babai i një djali dhe një vajze për të cilët nuk ngurron të flasë në çdo intervistë të dhënë. Pavarësisht se ata jetojnë me mamatë e tyre përkatëse, Kastro na ka treguar gjithmonë se kujdeset për ta dhe mundohet që t’i takojë sa më shpesh pavarësisht angazhimeve të tij artistike.

Mirëpo ndërkohë që Dankani 12-vjeçar, por rritet dhe tashmë po futet në moshën e adoleshencës, Kastro në një intervistë për “Panorama Plus” ka rrëfyer edhe marrëdhënien e veçantë dhe delikate që ka me të birin.

 “Është e vërtetë që Dankan më është kthyer në një shok të mirë. Unë gjithmonë kam qenë me parimin që raporti prind-fëmijë nuk duhet të kalojë caqet apo të arrijë në nivelin e shokëve të ngushtë, në të kundërt shokët e ngushtë s’do të ekzistonin”, thotë Kastro.

Këngëtari i njohur thekson  se gjërat po ndryshojnë tani që i biri është pranë adoleshencës, por pavarësisht kësaj ata të dy arrijnë të kuptohen me njëri-tjetrin.

“Marrëdhënia ime me Dankanin është ndonjëherë shumë delikate, duke qenë se ai për pak futet në adoleshencë. Kështu, shpesh unë rrëmbehem nga impulsiviteti im dhe harroj që dje, unë isha si ai. Me rëndësi është fakti që kuptohemi dhe duhemi shumë.”, ka treguar Kastro.

Ndërsa i pyetur se nëse ka filluar të bëjë me të birin edhe bisedat e para për vajzat, Kastro rrëfen se është shumë herët për këtë gjë.

 “Është ende herët që unë t’i bëj biseda femrash, megjithatë e ngacmoj nga pak. Ai i ngjan babit dhe marrëdhëniet do t’i ndërtojë vetë pa ndihmën e plakut!”, thotë Kastro.

Share With:
Translate »
686 Views