Kate Hudson prezanton vajzën e porsalindur, tipike bebe shqiptare
Gëzohem që u njohëm, Rani Rose Hudson-Fujikawa!
Aktorja e famshme Kate Hudson ka prezantuar për herë të parë vajzën e saj të porsalindur.
Ajo ka postuar në Instagram foton e parë të vogëlushes, katër ditë pasi e solli në jetë.
Në foto Rani shihet duke fjetur gjumë në spital e mbledhur me batanije.
“Trëndafili ynë i vogël,”-shkroi aktorja.
Hudson zbuloi të mërkurën se mirëpriti në jetë vajzën e parë me Danny Fujikawa dhe fëmijën e tretë të saj.
Ajo ka dy djem të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme. Ajo që na ra në sy ishte mbështjellja tipike që nënat shqiptare u bëjnë bebeve.