Kate Middleton e shqetësuar për fëmijët George dhe Charlotte, çfarë ndodhi në ditën e parë të shkollës

Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton ka përjetuar një shqetësim të fortë për dy fëmijët, George dhe Charlote.

Pas pushimit prej koronavirusit, edhe princi George dhe Charlote u kthyen në shkollë.

Në Britaninë e Madhe zilja e parë e shkollës, ra të hënën e 7 marsit.

Njëlloj si nënat e tjera, edhe dukesha e Cambridge, është shqetësuar për situatën e koronavirusit në shkolla.

Kate i shoqëroi në fshehtësi dy fëmijët e saj, në institut arsimor, Thomas’s Bettersea të Londrës.

Por në dallim nga herët e kaluara, nuk pati fotografi zyrtare. Kështu dita e parë e shkollës për George dhe Charlotte, kaloi në fshehtësi të madhe dhe larg syve kureshtarë.

Share With:
Translate »
328 Views