Kate Middleton nuk e fsheh dot më barkun e rrumbullakosur
Dukesha Kate sado të mundohet të fshehë barkun e rrumbullakosur, tashmë është e pamundur. Në muajin e pestë të shtatzënisë, Kate edhe pse e veshur me pallto këtë të diel teksa shkonte në kishë, i dukej tashmë barku i fryrë.
Në muajtë e parë të shtatzënisë, Kate për arsye shëndetësore qëndronte në shtëpi, ndërsa tani fatmirësisht situata është përmirësuar.
E shoqëruar nga William dhe princi Philip, Dukesha shkëlqente e tëra me një pallto të dizenjuar nga marka angleze Moloh.
