Kate Middleton shtrohet me urgjencë në spital “Ruani fëmijët e mi nga kjo”
Kate Middleton i është nënshtruar një operacioni abdominal.
Kensington Palace njoftoi sot se Princesha e Uellsit, e cila mbushi 42 vjeç në fillim të këtij muaji, iu nënshtrua një “operacioni të planifikuar abdominal” në Klinikën e Londrës një ditë më parë.
“Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme dhe pritet që ajo të qëndrojë në spital për dhjetë deri në katërmbëdhjetë ditë, para se të kthehet në shtëpi për të vazhduar shërimin e saj”, thuhet në deklaratë. “Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, ajo nuk ka gjasa të kthehet në detyrat publike deri pas Pashkëve.”
Kujtojmë se edhe në janar të vitit të kaluar Kate pati probleme shëndetësore. Në atë kohë u tha se ajo ishte dobësuar shumë dhe se peshonte vetëm 47 kg, ndërsa është 1.75 m e gjatë.
“Princesha e Uellsit vlerëson interesin që do të sjellë kjo deklaratë. Ajo shpreson që publiku të kuptojë dëshirën e saj për të ruajtur sa më shumë normalitet për fëmijët e saj; dhe dëshirën e saj që informacioni i saj personal mjekësor të mbetet privat,” vazhdoi deklarata. “Pallati Kensington, si rrjedhim, do të sigurojë përditësime mbi gjendjen e Lartësisë së Saj Mbretërore vetëm kur të ketë informacione të reja të rëndësishme për të ndarë.”
“Princesha e Uellsit dëshiron t’u kërkojë falje të gjithë të interesuarve për faktin se ajo duhet të shtyjë angazhimet e saj të ardhshme. Ajo pret të rikuperojë pun♪t sa më shumë të jetë e mundur, sa më shpejt të jetë e mundur,” shtuan ata.
PEOPLE ka mësuar se operacioni nuk ka patur lidhje me sëmundje kancerogjene.
Pas daljes nga spitali, Princesha Kate pritet të marrë veten në shtëpi në Windsor. Princi dhe Princesha e Uellsit u zhvendosën në Windsor në vitin 2022 nga baza e tyre e mëparshme në Londër.
Princi William mendohet gjithashtu se do të shkurtojë detyrat publike për të mbështetur gruan e tij gjatë rikuperimit të saj, si dhe për t’u kujdesur për tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Ai nuk do të kryejë detyra zyrtare ndërsa Princesha Kate është në spital ose gjatë ditëve të para të rikuperimit të saj në shtëpi.
Princesha Kate bëri daljen e saj të fundit publike për Krishtlindje kur u bashkua me anëtarët e familjes mbretërore për shëtitjen e tyre familjare në kishë.
Ndërsa Princesha e Uellsit nuk ishte kthyer ende në detyrën mbretërore në 2024, Princi William bëri daljen e tij të parë zyrtare të vitit të ri javën e kalu