Kate Middleton, shumë e lënduar nga princ Harry

Nëse po mendoni sesi ndihet Kate Middleton për vendimin e princ Harryt dhe Meghan Markle, ju bëjmë me dije se ajo është shumë e lënduar. Një burim për Us Weekly, thonë se “kur princ Harry kishte probleme, William ka qenë gjithmonë aty për të, njësoj si Kate. Kate është tepër e lënduar, ajo ka qenë në rolin e mentores së Harryt, përpara se të njihej me Meghan dhe mërzitet shumë kur sheh bashkëshortin e saj të trishtuar”.

Ndërkohë, William është tepër i shqetësuar për vendimin e vëllait të tij të heqë dorë nga detyrimet mbretërore dhe të krijojë pavarësi financiare.

“William ka bërë gjithçka ka mundur për vëllain e tij dhe veprimin e Harryt e ka cilësuar të pamatur dhe egosit”, thotë burimi.

Familja mbretërore do të zhvillojë sot një takim për të vendosur se çfarë do të bëhet me Meghan dhe Harryn.

Share With:
Translate »
572 Views