Kate veshi të njëjtin fustan pas një viti, por ju nuk e dalloni dot cila është nëna e tre fëmijëve

E bukura, në livando. Ky është titulli që ka pushtuar orët e fundit mediat britanike pas shfaqjes së Kate me këtë fustan, të cilin ajo nuk e vesh për herë të parë. Dukesha ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve edhe një herë tjetër me gardërobën e saj të mrekullueshme, nga e cila doli edhe ky fustan ngjyrë violë.

Në daljen e saj të fundit, Kate Middleton tregoi edhe një herë trupin pas lindjes së fëmijës së tretë, më 9 tetor, gjatë një vizite në ‘Global Ministerial Mental Health Summit’ në County Hall, Londër, së bashku me bashkëshortin, Princin William.

Kate dukej shumë e ëmbël me fustanin livando nga Emilia Wickstead, të cilin ajo e veshi për herë të parë më shumë se një vit më parë, por akoma edhe sot duket njëlloj e mrekullueshme. Për ta kombinuar, ajo zgjodhi këpucë nude dhe një çantë të bardhë.

Flokët me nuancë më të hapur ishin i vetmi dallim nga Kate i një viti më parë (edhe një varëse, në fakt). Ndërsa çdo gjë tjetër shkëlqente njëlloj si një vit më parë.

Kate tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në daljen e saj të fundit. Nëse e shikoni edhe një herë, ju kurrë nuk do ta besoni se ajo është nënë e tre fëmijëve. Madje as do ta dalloni cila është nëna e tre fëmijëve.

Më shumë se një vit më parë, Kate e veshi këtë fustan gjatë një vizite me Princin William në Hamburg, Gjermani, më 21 korrik 2017. Në 2017-ën, ajo zgjodhi një kombinim me një çantë të vogël të kuqe dhe me të njëjtat këpucë, nude.

Kate u bë nënë për herë të tretë në prill. 6 muaj pasi Luis erdhi në jetë, Dukesha është në formë fizike të shkëlqyer. Ajo doli në publik më 2 tetor, pas vizitës në ‘Sayers Croft Forest School’, në Londër.

Share With:
Translate »
869 Views