Kategori të ndjeshme! Doktoreshë Alketa Hoxha ka një apel për gratë shtatzëna dhe nënat që kanë lindur

Alketa Hoxha, shefe e Shërbimit të Neonatologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”,  u bën apel të gjitha grave shtatzëna dhe nënave që kanë lindur fëmijë të tregojnë kujdes, duke zbatuar rregullat kundër koronavirusit për t’u mbrojtur. Ajo u bën thirrje të mos mbingarkojnë vizitat në maternitete kur nuk është e nevojshme:

“Rregullat për të parandaluar COVID19 duhet të jenë të zbatueshme nga të gjithë. Ne kemi një kategori shumë më të ndjeshme siç janë gratë shtatzëna, nëna me fëmijë në gji, nënë që kanë fëmijë të lindur me probleme që duhet të mbrohen patjetër. Ju lutem të heqim dorë në këto momente nga ardhjet e panevojshme dhe mbingarkesat në maternitete që t’i japim mundësi fillimit të jetës pa asnjë problem”, tha Hoxha.

Për nënat që kanë lindur fëmijë ajo këshillon që të vijojnë të ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.

“Një këshillë të veçantë për të gjitha nënat, të cilat duke ndjekur rregullat, në asnjë mënyrë të mos ndahen nga foshnjat e tyre dhe në asnjë mënyrë të mos ndërpresin ushqimin me qumësht gjiri për t’u mbrojtur sa më mirë”.

Mesazhin e doktoreshës e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Videon e plotë mund ta ndiqni si më poshtë.

Mesazh ndërgjegjësues

🔴🟢 #COVID19“Ju lutem të heqim dorë nga ardhjet e panevojshme dhe mbingarkesat në maternitete, që t'i japim mundësi fillimit të jetës pa asnjë problem. Një këshillë të veçantë për të gjitha nënat, të cilat duke ndjekur rregullat, në asnjë mënyrë të mos ndahen nga foshnjat e tyre dhe në asnjë mënyrë të mos ndërpresin ushqimin me qumësht gjiri për t'u mbrojtur sa më mirë” – Ju lutem dëgjoni këshillat e prof. Alketa Hoxha🙏🏼

Posted by Ogerta Manastirliu on Thursday, June 18, 2020

Share With:
Translate »
1565 Views