Katër muaj nga vdekja e Bajram Rexhepit, vajza e tij e kujton me fjalë prekëse
Sot janë bërë katër muaj nga vdekja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
E pikërisht sot ka qenë vajza e tij Vanesa, e cila e ka kujtuar me fjalë mjaft prekëse ditën kur u nda nga jeta babai i saj.
“Dite e zymt sot bab me re, pa asnje rreze dielli..ftoft sikur shpirti im pa ty.#4”, ka shkruar Vanesa.
Kujtojmë që Bajram Rexhepi, i kishte lënë një amanet vajzës së tij gjatë një interviste televizive, duke i premtuar se nuk do të vdesë derisa të martohet.
Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi në muajin gusht të këtij viti.
