Katër vite pa Xhevdet Ferrin, e bija: “Më mungon përditë për një dorë muhabet, bre”

Si sot 4 vite më parë, ndërroi jetë aktori i njohur, Xhevdet Ferri në moshën 59- vjeçare pas një sëmundje të rëndë pulmonare. Vajza e tij Bora Ferri ka kujtuar të atin duke postuar një foto krah të dy prindërve.

“Miss you padre (upgrade nga papi). 4 vjet janë asgjë, por edhe shumë! Më mungonke përditë… Ua ç’na the- do më thojë-çudi e madhe që të mungon prindi!! Dhe unë do të të thoja: Më mungon përditë për një dorë munhabet, bre”, shkruan Bora në InstaStory.

Katër vite pa Xhevdet Ferrin, e bija: “Më mungon

Më herët Bora ka treguar se Xhoda e shijoi shumë faktin që u bë gjysh, por nuk arriti dot të jetonte shumë kohë me të.

“Në familjen tonë ka një koncidenc, që kur unë kam lindur baba i Xhodës fatkeqësisht është sëmurur dhe ka ndërruar jetë. Mua më ka njohur shumë pak. Edhe ndodhi që kur lindi ime bijë, Marlo bëri 3 muaj më 14 janar, ndërsa më 16 Xhoda u nda nga jeta. U çmend fare, ato 2 muaj aktivisht që e shihte përditë dhe e mbante. Sa vinte në shtëpi më thoshte ma vërë te gjunjët”, ka treguar ajo.

Share With:
Translate »
44 Views