Katy Perry pasi u bë nënë: “Kisha dëgjuar për të, por nuk e paskam njohur”

Katy Perry thotë se mëmsia i ka mësuar asaj rëndësinë e dashurisë së pakushtëzuar. Këngëtarja me famë botërore mirëpriti vajzën, Daisy Dove me të fejuarin Orlando Bloom në gusht të vitit të kaluar ndërsa thotë se nuk e kuptonte dashurinë e pakushtëzuar derisa u bë nënë.

“Unë kisha dëgjuar për dashurinë e pakushtëzuar, por tani vërtet po e përjetoj atë.”, tha Katy. “Kur ke një fëmijë, ke dikë që të shikon, nuk di asgjë për ty, për llogarinë tënde bankare, nuk di asgjë, thjesht të do. Dashuri e pakushtëzuar. Thjesht…gjithçka që mendoj se po kërkoja.”, u shpreh ajo.

Këngëtarja thotë se lindja e vajzës e ka ndihmuar atë të shërojë plagët e thella që ka përjetuar me kalimin e viteve. “Gjithmonë më dukej sikur po shëtisja me pak dhimbje në zemrën time në lidhje me dashurinë. I fejuari im ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke më ndihmuar për ta rregulluar këtë. Por ajo shkoi përtej kësaj. Ajo është thjesht atje, ajo dashuri është atje.”, tha Katy.

Share With:
Translate »
301 Views