Katy Perry tregon trupin 5 ditë pas lindjes dhe nuk është aspak si i vajzave të famshme

Katy Perry ka treguar për herë të parë trupin e saj pas lindjes së vogëlushes.

Këngëtarja shfaqet me të brendshme në foton e fundit të publikuar në Instagram, ku bën humor me gjendjen e saj.

35-vjeçarja ka vedhur një palë reçipeta të përshtatshme për të ushqyer vogëlushen e saj, ndërsa mban veshur një palë të brendshme ngjyrë gri me prehër të lartë që i mbulojnë barkun 5 ditë pas lindjes.

“Flokët dhe makijazhi nga: @rraskaptija”, shkroi Perry me shaka, ndërsa nuk ngurroi të reklamonte prodhuesit e të brendhsmeve.

Flokët e këngëtares duken të kapur bisht dhe të çrregullta, ndërsa ajo përgatitej të merrte qumësht për vajzën e saj të porsalindur Daisy Dove.

Ajo u bë nënë për herë të parë e një vajze me të fejuarin Orlando Bloom, 43. Bloom ka gjithashtu një djalë 9 vjeç Flynn me ish-modelen Miranda Kerr, 37 vjeç.

Katy dhe Orlando, të cilët ishin lidhur në vitin 2016, u fejuan në ditën e Shën Valentinit në vitin 2019.

Një ditë pas lindjes, Katy festoi publikimin e albumit të saj të pestë  “Smile”, me të cilin punoi fort gjatë kohës që ishte shtatzënë.

Share With:
Translate »
11741 Views