“Ke më shumë gjoks se bark”, barku i rrumbullakosur i Chiara Ferragni-t në muajin e gjashtë të shtatzënisë “zhgënjen” ndjekësit

Çifti italian shumë i dashur për publikun, Chiara Ferragni dhe Fedez, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.

Djali i tyre bukurosh, Leo, do të bëhet me motër dhe familja e tyre është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Chiara dhe Fedez vendosën ta ndajnë këtë lajm të bukur me publikun shumë shpejt pasi e mësuan, ndërsa blogerja nuk i ka kursyer aspak momentet e shtatzënisë në rrjete sociale.

Ajo ndan shumë shpesh me fansat foto ku tregon barkun e rrumbullakosur, ndërsa sot ka treguar se është futur në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

 

Mirëpo, barku i saj i rrumbullakosur “ka zhgënjyer” ndjekësit që nuk e kuptojnë që asnjë shtatzëni nuk i ngjan tjetrës.

Ata kanë pritur një bark akoma më shumë të rrumbullakosur në muajin e gjashtë, madje këtë ia kanë shprehur edhe në komente.

Disa me humor e të tjerë shumë seriozisht, i kanë thënë Chiara-s se barku i saj është shumë i vogël dhe se ka më shumë gjoks sesa bark.

“Ti në muajin e gjashtë je si unë pasi kam ngrënë 3 copa picë. Dy fare!”

“Kemi të njëjtin bark, ndërsa unë nuk jam në pritje të ëmbël.”

“Fantastike! Ke më shumë gjoks sesa bark. Pavarësisht shakave, bark i mrekullueshëm.”- shkruajnë ndjekësit.

Fansat kanë nisur të vrasin mendjen për emrin që dyshja do t’i vendosë të voglës.

Megjithëse s’kemi asnjë deklaratë nga Chiara dhe Fedez, fansat e kanë gati një emër për ta!

Emri më i votuar prej tyre është Aurora, por nëse çifti nuk bie dakord, kanë edhe dy opsione të tjera: Peppina dhe Genara.

Share With:
Translate »
634 Views