Keira Knightley shpjegon se pse nuk i lejon fëmijët e saj të hyjnë në rrjete sociale

Aktorja e famshme, Keira Knightley, ka zbuluar pse dy fëmijët e saj nuk kanë profile në rrjetet sociale, duke iu bashkuar një debati që po preokupon shumë prindër sot.

Në një kohë kur shqetësimet po rriten në lidhje me rreziqet e inteligjencës artificiale, dhunës online dhe ndikimit negativ të kohës së tepërt para ekranit në shëndetin mendor, kujdesi i prindërve është i kuptueshëm, shkruan Unilad.

Knightley, nënë e Edies 10-vjeçare dhe Delilahs gjashtëvjeçare me bashkëshortin James Righton, shpjegoi së fundmi vendimin e saj për BBC Radio Four.

 Keira

“E gjej shumë të frikshme sepse është një hapësirë e parregulluar”, tha Knightley. “Dhe mendoj se për fëmijët, hapësira e parregulluar është ajo nga e cila dua t’i mbroj”.

Ajo shtoi se në shtëpinë e tyre ka rregulla të qarta. “Pra, ne kemi një rregull ‘pa rrjete sociale’ në shtëpinë tonë. Ata nuk lejohen të përdorin pajisje nëse nuk mund ta shohim se çfarë po shikojnë”.

 Keira

Aktorja shpjegoi se fëmijët e saj ndjekin një shkollë që inkurajon një fëmijëri pa rrjete sociale, në të cilën janë të përfshirë edhe prindërit.

“Ne shkojmë në një nga ato shkolla që zbaton këtë ‘fëmijëri pa rrjete sociale’ ku shumica e prindërve po bëjnë të njëjtën gjë”, vuri në dukje ajo.

“Kështu që mendoj se shumica e prindërve në shkollë, pas shumë inkurajimi, bien dakord se kjo është rruga që duam të ndjekim. Por padyshim jo të gjithë, sepse është një çështje që ndan shumë njerëz”.

Share With:
Translate »
72 Views