Marin Orhanasi gruas: “Kemi gjysmë ore që bëjmë foto, ik na gjej ku janë djemtë tani”
Aktori shumë i dashur për publikun e që na ka bërë të qeshim me batutat e tij e rolet në “Portokalli”, Marin Orhanasi prej disa ditësh ka nisur pushimet me bashkëshorten dhe dy djemtë.

Ditën e sotme Marini ka postuar një foto ku shfaqet duke e puthur bashkëshorten dhe e ka shoqëruar me një përshkrim që i ka bërë ndjekësit të qeshin.

Aktori shkruan me humor se kishin gjysmë ore që bënin këtë foto, aq sa kishin harruar ku janë djemtë.

“Se gushaaaaaa jooooteeeee… nanananina Madalenaaaaa. E beme foton? Ik tani na gjej ku jane cunat se kemi gjys ore per t bere kete foto”, shkruan Marini.




