Kendall Jenner publikon videon prekëse të Kylie-t: Më kanë tallur qëkur isha 9 vjeç

Modelja e njohur Kendall Jenner ka publikuar një video të vjetër të Kylie e cila është risjellë nga fansat e kësaj të fundit. Në një video për ‘Snapchat’ Kylie ka ndarë me të gjithë eksperiencat e saj me bulizmin.

“Gjysma juaj mendon se jam e çuditshme, ndërsa gjysma tjetër mendon se jam qesharake, por mua më kanë tallur që në moshën 9 vjeç. Mendoj se kam bërë një punë të mirë për ta përballuar gjithçka. Por të tillë njerëz ka gjithandej, kjo që unë po ndaj është vetëm një pjesë e vogël. Kjo është një video e shkurtër për t’iu treguar se i vetmi opinion që vlen është ai që ju keni për veten. Duhet të dini se nuk jeni vetëm. Natën e mirë”,-ka thënë Kylie në videon në fjalë.

Ndërsa Kendall, ka treguar me anë të publikimit të videos mbështetjen për të motrën dhe gjithë ata që po vuajnë të njëjtin problem si ajo.

Share With:
Translate »
703 Views