Kënga e re rrëqethëse e Mozzik për Hanën, reagon Getinjo: Si fëmijë kam qarë!
Reperi Mozzik është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes! Ai ka publikuar këngën më të fundit të titulluar “Të dua”, një dedikim për vajzën e tij, Hanën.
Lidhur me tekstin prekës të këngës, ka reaguar edhe vëllai i reperit. Getinjo shkruan se ka qarë si fëmijë me këngën e Mozzik.
“Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”
![]()
Në këtë këngë reperi shprehte keqardhje e dhimbje për faktin që s’mund të ishte i pranishëm sa do të donte ai në jetën e Hanës, sepse prindërit e saj u ndanë shumë të rinj.