Kënga pjesëmarrëse e Bojken Lakos në RTSH, një dedikim për të atin e ndjerë

Bojken Lako para disa javësh bëri rrëfimin e parë për ndarjen e babait nga jeta. E tani dhimbjen e shkruan në vargje duke ia dedikuar tërësisht atij. Kënga do të jetë pjesëmarrëse në festivalin e RTSH-së dhe titullohet “Sytë e shpirtit”.

Provoj të shoh në qiell
Në tokë të kuptoj,
Shikoj me sytë e shpirtit
Një tjetër dimension
A ka një rikthim…
Po jetoj ëndrrën tënde
Një ditë si një jetë,
E shkuara dhe e ardhmja
Një dimension qiellor.
A ka një vend nga ku vjen
A ka një rikthim Mrekulli dhe mister
Mrekullia është tek ne
Është tek yjet lart në qiell
Është çdo ditë nga një jetë

REF:
Mrekullinë e kemi ne brenda vetes
Dashuri është Zoti,
që ne kërkojmë në Univers
Krijo një dimension
Ku Universi është në sytë e Atij që ti do

Një ditë do shikoj nga qielli
Në tokë ti kujton
Do shikoj me sytë e shpirtit
Ka tjetër dimension
Besoj në rikthim
Në mrekulli dhe mister
Mrekullia është tek ne
Është tek yjet lart në qiell
Është çdo ditë nga një jetë.

REF:
Mrekullinë e kemi ne brenda vetes
Dashuri është Zoti, që ne kërkojme në Univers
Krijo një dimension
Ku Universi është në sytë e Atij që ti do
Unë ëndrrën tënde jetoj dhe besoj!

Urojmë që fitorja ta çojë deri në fund dedikimin e tij! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
772 Views