Këngëtari ndan videon më të ëmbël me vajzën
Disa muaj më parë u bë publik lajmi i ardhjes në jetë të Unës, fëmija i parë i këngëtarit Besnik Qaka dhe bashkëshortes së tij Lolita. Dy të rinjtë nuk e kanë mbajtur larg publikut vajzën e tyre dhe fotot e saj nuk kanë munguar, por këtë herë Besniku ka publikuar një video me të voglën.
Këngëtari njihet për vokalin e mrekullueshëm, por aftësitë e tij për të kënduar nuk i përdor vetëm për të kënaqur publikun. E privilegjuara është Una, e cila dëgjon të atin tek këndon më shumë se gjithë të tjerët dhe jo këngë të zakonshme. Momente të tilla mbeten në kujtesë për shumë kohë.