Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë: Jam shumë krenar dhe tërësisht i dashuruar
Jon Tarifa është një ndër artistët shqiptar që kohët e fundit ka korrur sukses në Holandë.
Ai njihet më së shumti në Shqipëri si kushuriri i këngëtares Eneda Tarifa, me të cilën ka dhe një bashkëpunim muzikor.
Mirëpo, gjatë ditës së djeshme Joni ështtë bërë baba për për herë të parë.
Ai dhe bashkëshortja Kimberly kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të pagëzuar me emrin Olivia. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në rrjetin social ‘Instagram’.
‘Përshëndetje botë, njihuni me princeshën tonë të vogël Olivia Sofia Tarifa, që lidni të premten, më 25 Janar në 13:53. Olivia dhe nëna janë të dyja të shëndetshme dhe në gjendje shumë të mirë. Babi është më shumë se krenar dhe tërësisht i dashuruar. Kjo është fotoja jonë e parë familja, shkrepur pak momente pas lindjes së Olivias’, shkruan Joni.
