Këngëtarja e njohur konfirmon shtatzëninë me një foto mahnitëse
Leona Lewis ka konfirmuar shtatzëninë e saj me një fotografi mahnitëse. Këngëtarja me famë botërore tregoi barkun e rrumbullakosur me një fustan të zi. 36-vjeçarja zbuloi se fëmija e saj, që po pret me bashkëshortin Dennis Jauch do të vijë në jetë në verë.

Ishte gazeta britanike The Sun që konfirmoi se Leona ishte në pritje të ëmbël. “Leona dhe Dennis” mezi po mirëpresin ardhjen e tyre të re dhe të bëhen një familje prej tre anëtarësh.”, thanë burimet për gazetën.
Fituesja e “X Factor” u martua me koreografin Dennis në një ceremoni luksoze në Toskana të Italisë, në vitin 2019 pas 10 vitesh lidhje.
