Këngëtarja jonë e preferuar do të luajë Hirushen dhe trileri i filmit të ri qenka WOW!
Ditën e djeshme, këngëtarja e famshme Camilla Cabello zbuloi trailerin e filmit “Cinderella”, në të cilin ajo do të ketë rolin e protagonistes kryesore.Historinë e Hirushes e dimë tashmë si të mëdhenj e të vegjël, por në këtë film do të ketë disa ndryshime të reja. Cabello do të luajë rolin e një rrobaqepseje.
Thënë nga kjo, nuk ndryshon fakti që nuk mund të shkojë në ballon e princit, rol ky i luajtur nga aktori Nicholas Galitzine, deri në momentin kur “zana”, jo ajo tipikja, luajtur nga Billy Porter, e lejon të hyjë brenda në festë.

Në këtë film nuk do të mungojnë muzika, shkëlqimi e sigurisht, magjia. Duket se këngëtarja është tejet e emocionuar për këtë film, ndaj dhe ajo është shprehur në një postim në Twitter me diçiturën:
“Padyshim , kjo ishte një nga eksperiencat më magjike në jetën time. Mezi po pres ta shihni.”, shprehet këngëtarja.
Edhe njerëzit duken mjaft të entuziasmuar për filmin e ri. Komentet e “Youtube”, janë pozitive dhe përgëzojnë Camila-n për këtë rrugë të re drejt aktrimit. Filmi “Cinderella” do të shfaqet në platformën “Amazon Prime”, më datë 3 shtator të këtij viti. /Kids Time/