Këngëtarja shqiptare zbulon se kishte “të dashur” që në klasë të parë
Një prej këngëtareve më të reja të muzikës shqiptare na ka kujtuar të gjithëve dashuritë e para. Bëhet fjalë për ato pëlqimet e fëmijërisë që mbeten në mendjen përgjithmonë.
Këngëtarja Diona Fona u vu në siklet gjatë lojës “Haje ose thuaje” në emisionin NIN. Ajo duhet të thoshte emrin e të dashurit të parë, të cilit i kishte dhënë puthjen e parë.
Diona u mundua të shpëtonte nga kjo pyetje duke thënë:
“Mundem të përgjigjem për puthjen e parë se e kam patur në klasën e parë.”
Por moderatori Alaudin Hamiti nuk ia pranoi si përgjigje dhe këngëtarja u detyrua të provonte një pije “jo të shijshme” që ndodhej në tavolinë.