Kërkojnë ndihmën e mjekut për fëmijë, arsyet kryesore mosha madhore e nënës por edhe stili i jetesës

Vendimi për të pasur një fëmijë në një moshë madhore apo stili i jetesës ka shtuar numrin e çifteve që shkojnë drejt fekondimit të asistuar.

Mjekja gjinekologe, Emi Gliozheno, thotë se rreth 20% e çifteve kanë nevojë për asistencën e mjekut.

“Kemi një rritje gjithnjë e më të madhe të çifteve që kërkojnë ndihmë të arrijnë shtatëzaninë me asistencën tonë klinike duke aplikuar teknikat e fekondimit të asistuar. Janë rreth 20% e çifteve që kanë problematika të nivelit të parë ose të dytë.”

Por përveç fekondimit të asistuar për të pasur një fëmijë të shëndetshëm është bërë e mundur edhe analiza laboratorike e embrionit përpara se të transferohet te nëna.

“Analiza gjenetike e embrioneve para implantimit të tyre për tu siguruar që embrioni që ne transferojmë në mitrën e nënës të jetë i shëndetshëm nga ana gjenetike përpara se të arrijmë një shtatzani”.

Por jo të gjitha çiftet duhet ta bëjnë këtë analizë. Kjo sugjerohet vetëm për ata që kanë një histori sëmundjesh në familje apo kur prindërit kanë një moshë të madhe.

“Rastet më frekuente është kur mosha e nënës është mbi 35-vjeç, raste kur kemi aborte të përsëritura, rastet kur nuk arrihet dot një shtatzani për arsye të panjohura, rastet kur kemi sëmundje në familje të mbartura.”

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Share With:
Translate »
190 Views