Kërkuan ndihmë që të marrin kujdestarinë e dy fëmijëve, në vetëm pak orë motrat e Florian Belliut mbledhin 30 mijë dollarë

Dy motrat e aktorit Florian Belliu, i cili i dha fund jetës në Nju Jork duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit pasi më parë hodhi gruan e tij shtatzënë, kërkojnë kujdestarinë e dy fëmijëve të mbetur jetimë.

Ato kanë hapur një llogari në “Gofundme” në të cilën kanë kërkuar që të mbledhin 50 mijë dollarë, me qëllim që të fitojnë kujdestarinë ndaj dy djemve të çiftit të ndjerë Florian Belliu dhe Ornela Shehi.

Duket se shqiptarët të cilët janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë janë solidarizuar dhe kanë ndihmuar motrat Belliu.

Vetëm në pak orë ato kanë arritur të mbledhin më shumë se 30 mijë dollar.

Share With:
Translate »
167 Views