“Këshilla që i dhashë vajzës sime 11-vjeçare kur një burrë i bëri një kompliment të pahijshëm?”

Amy Beashel, nënë dhe autore e librit “Sjellje të këqija”, ndau për The Guardian një përvojë personale që e bëri të rishqyrtojë atë që ne e quajmë shpesh “sjellje të mira”, veçanërisht tek vajzat.

Gjithçka ndodhi në një festë familjare. Një burrë rreth të 70-ave iu afrua vajzës së saj 11-vjeçare dhe, në prani të nënës, i bëri një koment që në pamje të parë mund të dukej i pafajshëm:

“Je një zonjushë shumë simpatike, apo jo?”.

Por reagimi i vajzës tregoi të kundërtën. Ajo buzëqeshi e sikletosur, u skuq dhe u largua, dukshëm duke shfaqur një lloj sikleti.

Ndërkohë, burri nuk tregoi asnjë shenjë se e kishte kuptuar situatën.

“Në sytë e tij, nuk kishte bërë asgjë të gabuar. Por unë, duke parë vajzën time të ndihej qartë në siklet, u zemërova. A nuk e kuptonte se e kishte bërë të ndihej keq? A mendonte vërtet se ishte normale të komentosh për pamjen e një fëmije?”, kujton ajo.

"Këshilla që i dhashë vajzës sime 11-vjeçare kur

Megjithatë, në atë moment, ajo zgjodhi të heshtte.

“Zgjodha të heshtja për hir të ‘prindërimit të mirë’. Kisha frikë se mos bëja ndonjë skenë.”

Më vonë, ajo i kërkoi falje vajzës së saj. Dhe aty erdhi reflektimi më i fortë:

“I dhashë përparësi rehatisë së një të huaji mbi ndjenjat e saj. Madje, pa dashje, i tregova se edhe ajo duhet të bëjë të njëjtën gjë. U ndjeva sikur kisha dështuar si feministe.”

"Këshilla që i dhashë vajzës sime 11-vjeçare kur

Në bisedat që pasuan me familjen, ajo ndau edhe përvoja të sajat të vjetra, nga komentet e papërshtatshme që kishte marrë që në moshë të vogël, deri te incidentet e pakëndshme në adoleshencë. Përvoja që, siç thotë ajo, shumë gra i njohin mirë.

Sipas saj, problemi është më i thellë se një incident i vetëm.

“Për shumë kohë, vajzat janë mësuar të jenë të sjellshme dhe të buzëqeshin, edhe kur ndihen në siklet. Ndërkohë, sjellje si seksizmi apo objektivizimi janë normalizuar. Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh e kanë kaq të vështirë të thonë ‘jo’.”

Pikërisht për këtë, ajo vendosi të flasë hapur me vajzën e saj dhe t’i japë alternativa konkrete për situata të tilla:

“Nuk ndihem rehat me atë që the.”

“Kjo nuk është qesharake.”

“Jo.”

Fjala e fundit, sipas saj, është më e vështira.

“Është e shkurtër, e drejtpërdrejtë dhe shpesh duket e pasjellshme. Por është më mirë të ndihesh në siklet duke thënë ‘jo’, sesa të jetosh me frikën e asaj që mund të ndodhë nëse hesht.”

"Këshilla që i dhashë vajzës sime 11-vjeçare kur

Sot, ajo po përpiqet t’i mësojë vajzës së saj diçka ndryshe nga ajo që vetë është mësuar:

“Të mos buzëqeshë dhe të mos falënderojë për komplimente të padëshiruara. Dhe nëse dikush mendon se kjo është sjellje e keqe, unë e pranoj. Sepse prioriteti im nuk është më të mos lëndoj egon e një burri, por që vajza ime të njohë vlerën e saj.”

Share With:
Translate »
0 Views