Këta dy fëmijë janë vëllezërit më të famshëm të showbizit shqiptar

Kurioziteti se si kanë qenë VIP-at para shumë viteve është i madh nga publiku. Personazhet e famshëm postojnë shpesh foto nga fëmijëria e tyre dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtari Mozzik.

Mozzik ka zgjedhur të urojë vëllain e tij, këngëtarin Getinjo, me një foto kur kanë qenë fëmijë. “Urime ditëlindja vllau jem! Të priftë e mbara për shumë vite tjera, me suksese e shëndet së bashku”, -ka shkruar Mozzik. Dy vëllezërit janë të pandarë edhe në muzikë dhe kanë publikuar disa këngë të suksesshme së bashku.

Share With:
Translate »
865 Views