Këta fëmijë ju mësojnë si të bindni prindërit që të blejnë kafshë shtëpiake
Një grua ka publikuar planin e fëmijëve të saj që përpiqej për ta bindur që të blejnë qen.
8-vjecari William dhe motra e tij 6-vjecare Scarlett shkruajtën një listë të gjërave për të bindur nënën e tyre që të kenë një kafshë shtëpiake.
Por ata bënë një gabim sepse e lanë letrën në tryezën e kuzhinës së familjes, të cilën ajo e publikoi në Facebook.
Plani i tyre përfshinte:
-Bëni të gjitha punët;
-Bëni komplimente;
-Hidhni fakte të rastësishme;
-Bëni foto të qenve;
-Vendosni në listën e Krishtlindjes dëshirën për të patur qen.
