Këta janë sot motrat më të famshme shqiptare, a i njihni?
Të gjithë njerëzit me kalimin e viteve ndryshojnë dhe nuk është çudi që kur rriten nuk njihen më nga ndryshimet e shumta që kanë pësuar. Mirëpo, ka edhe nga ata që një detaj i dallon dhe ju me siguri nga kjo foto e fëmijërisë së moderatores së njohur shqiptare do ta njihni se kush është?
E njëjta buzëqeshje? Është Marina Vjollca me mbesën e saj, Jorin. Marina sot është bionde pa baluke, por ajo buzëqeshje mbetet e njëjta. Moderatorja ka treguar se në fëmijërinë e saj ka pasur një karakter djali dhe se shpesh për të mbrojtur motrat zihej edhe me djemtë. Sot ajo duket aq e brishtë, sa nuk mund ta imagjinosh një Marinë çapkëne. Marina nuk paska ndryshuar thjesht në pamje, por edhe në sjellje.
Ama një gjë nuk e ka ndërruar…buzëqeshjen!