Këto janë rregullat që duhen respektuar me detyrim dhe nga fëmijët e familjes mbretërore

Protokolli i familjes mbretërore është shumë i rreptë dhe nga ai nuk bëjnë përjashtim as fëmijët. “Harper Bazaar Australi” raporton se fëmijët e Kate Middelton dhe Princit William, Princi George dhe Princesha Charlotte, janë të ndaluar të ulen në tavolinë për të ngrënë me prindërit e tyre, kur ka të ftuar në pallatin mbretëror.

Fëmijët do të lejohen të ulen në tavolinë, kur ata të jenë rritur aq sa për të kuptuar rëndësinë e të ftuarve në pallatin mbretëror. Ky nuk është i vetmi rregull që ata duhet të zbatojnë. Ata duhet të dinë më shumë se një gjuhë.

Revista “People” raporti në fillim të këtij viti se Princesha Charlotte tashmë ka filluar të mësojë spanjisht, megjithëse sapo ka filluar shkollën.

Share With:
Translate »
729 Views