Këto janë vlerat që mami Dasara Karaiskaj do t’ia lë “trashëgimi” të bijës

Gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë me vajzën e saj Klarissa-n. Në një bisedë të ngrohtë, ndër të tjera atë e pyetën se cila ishte pjesa që ka më shumë merak në edukimin e së bijës.

Dasara u shpreh se çështjet që lidhen me edukimin merren e mësohen që në familje, e më pas reflektohen kur bëhesh prind. Madje, ajo tregoi se gjithmonë ka menduar që nuk do të bëjë me fëmijën atë që e ëma ka bërë me të, dhe sërish e kap veten duke bërë saktësisht të njëjtat gjëra.

Përsa i përket merakut të saj më të madh lidhur me edukimin e Klarissa-s, për Dasarën është shumë e rëndësishme që vajza të ruajë modestinë. Këtë tipar ia ka mësuar pikërisht e ëma e saj dhe në profesionin e saj kjo është diçka shumë e rëndësishme. Këtë do t’ja trashëgojë edhe vajzës, duke i njohur meritat e saj, por gjithmonë me modesti e thjeshtësi.

Share With:
Translate »
209 Views