Këto Krishtlindje na njohën dhe me gjyshet e Rita Orës

Krishtlindjet na kanë prezantuar gjatë këtyre ditëve me atmosferën festive të familjeve të personazheve të njohur duke na njohur kështu dhe me ndonjë anëtar apo histori që nuk e dinim.

Për Rita Orën mendonim që ia njihnim familjen, sepse prindërit, motra dhe vëllai i vogël janë bërë personazhe publikë dhe për këto festa maksimumi që mund të zbulonim ishte dekori i pemës dhe veshjet e zgjedhura, por ja që familja Ora na befasoi duke na prezantuar dy gjyshet e Ritës.

Postimet e mamasë së këngëtares së njohur na kanë treguar gjithçka nga festa e familjes, ku veç prindërve dhe fëmijëve, kanë qenë dhe dy gjyshet. “Familja, Krishtlindjet janë koha më e mirë e vitit për t’u kaluar me familjen…gëzuar festat të shtrenjtët e mi! Urime Krishtlindjen te dashur miq”, shkruan Vera Ora, e cila duket shumë elegante me një fusta të kuq, ndërkohë që sqaron me shënimet në foto që me ta ndodhen dhe mamaja e vjehrra e saj.

Këngëtarja me një kapelë festive fashion, ka përqafuar njërën nga gjyshet, ndërkohë që zonja tjetër simpatike ndodhet pranë mbesës më të vogël, Elenës.

Familja nuk ka qenë kurrë kaq e bukur!

Share With:
Translate »
700 Views