Këto motra talleshin se do të bëheshin nëna në të njëjtën ditë, por ndodhi!

Kur Mara Meighan dhe Jennifer Solis, dy motra, morën vesh se ishin shtatzënë në të njëjtën kohë, bënin shaka me faktin se mund të lindnin në të njëjtën ditë. Përtej shakasë, asnjërës s’ia merrte mendja të ndodhte vërtet. Dhe pikërisht kjo ndodhi. Në 7 qershor Meighan solli në jetë vajzën e saj Ana Grace në një spital në Columbus, Georgia. Pak orë më vonë, Solis solli në jetë djalin e saj Marcus. Në të njëjtin spital, për më tepër.

Solis e mori vesh e para që ishte shtatzënë, ndërsa Meighan disa javë më vonë. Për çudit, kjo s’është hera e parë që dy motrat ngelin shtatzënë në të njëjtën kohë. Të dyja kanë fëmijë 9-vjeçarë, lindur me pak muaj diferencë nga njëri-tjetri. Meighan thotë se gjithë familja u shokua kur morën vesh se dy motrat ishin shtatzënë në të njëjtë kohë për të dytën herë.

Menaxherja e spitalit tregon se çdo vit sjellin në jetë mbi 2000 foshnje, por ndodhia e dy motrave “ishte e rrallë dhe emocionuese. Këto do të jenë ato lloj lindjesh që do të mbahen mend gjatë nga sta.” Meighan do ta rrisë dhe këtë fëmijë bashkë me të motrën, por ky është i fundit. anabel

Share With:
Translate »
675 Views