‘Kevin’ u bë baba dhe i vuri djalit emër vajze për arsyen e trishtë
Macaulay Culkin, ose “Kevin i vetëm në shtëpi”, siç njihet ndryshe, është bërë baba. Ai dhe e dashura e tij Brenda Song janë tashmë prindër të një djali që erdhi në jetë në 5 prill.

Culkin ka zgjedhur për djalin emrin e motrës së tij që e humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2008. Kështu djali quhet Dakota Song Culkin.
FAMILJA E MACAULAY, RRETHUAR MOTRA E TIJ E NDJERE
Çifti u njoh në një sheshxhirimi në 2017-ën dhe prej atëherë janë bashkë.