Khëm khëm! Djemtë e David dhe Victoria Beckham zihen për një vajzë!

Familja e David dhe Victoria Beckham është përfshirë nga një dramë mes dy prej djemve të çiftit. Brooklyn dhe Romeo Beckham janë grindur për shkak të një vajze, por jo për motive xhelozie.

Burime pranë familjes janë shprehur për TMZ se dy vëllezërit nuk flasin sepse Romeo është lidhur me Kim Turnbull.

Djemtë e David dhe Victoria Beckham zihen për një vajzë!

Para disa vitesh, Kim ka qenë e lidhur me Brooklyn, por kjo histori i përket së shkuarës. Ai tani është i martuar me Nicola Peltz dhe burimet thonë se çështja qëndron nëse vajza në fjalë është lidhur me Romeo për motivet e duhura.

Djemtë e David dhe Victoria Beckham zihen për një vajzë!

Zënka e djemve është shkaku pse Brooklyn dhe Nicola munguan në 50-vjetorin e David. Romeo ishte i shoqëruar nga Kim ndërsa çifti nuk do të jetë i pranishëm në ngjarjet familjare ku përfshihet ajo.

Çështja përkeqësohet edhe më tej. Romeo postoi një foto nga festa e së mërkurës me mbishkrimin: “Familja është gjithçka”, por nuk etiketoi vëllain dhe kunatën.

Djemtë e David dhe Victoria Beckham zihen për një vajzë!

Brooklyn dhe Nicola nuk ishin as në shfaqjen e Victoria Beckham dhe kjo sërish për shkak të pranisë së Kim.

Sipas burimeve, situata mes djemve nisi të merrte të tatëpjetën në dhjetorin e shkuar dhe vetëm përshkallëzohet.

Djemtë e David dhe Victoria Beckham zihen për një vajzë!

Ndërkohë David dhe Victoria janë në anën e Kim sepse nuk e kanë problem që ajo po del me djalin e tyre. Problemi i Brooklyn nuk është me vëllanë e tij të vogël, por thjesht nuk është dakord që dyshja të jenë bashkë.

Share With:
Translate »
28 Views