Khloe Kardashian ekspozon me krenari trupin pesë muaj pas lindjes

Gjenet e arta nuk tradhtojnë asnjëherë! E kjo formulë duket se vlen edhe për një nga mamatë e reja më të famshme të showbiz-it botëror, Khloe Kardashian. Nga pushimet e saj me partnerin Tristian dhe vajzën e tyre True, një nga pjesëtarët më të njohura të familjes Kardashian ka vendosur që t’i tregojë gjithë botës linjat e saj fizike, vetëm pas muaj pas lindjes së vajzës.

Khloe njihet për kujdesin e tepruar që ajo tregon ndaj vetes, kryesisht ndaj fizikut! Regjimi i rregullt ushqimor dhe stërvitja strike në palestër çdo ditë e kanë ndihmuar që ajo të rifitojë linjat e mëparshme, edhe pse solli në jetën fëmijën e saj të parë në muajin prill.

View this post on Instagram

💚 Forever Thankful For It ALL 💚

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Përmes një fotoje në instastory, Khloe shkruan: “Gjithmonë, mirënjohëse për çdo gjë që kam”, ndërsa nuk e ka fshehur trupin e saj me rroba banjet e bardha, ku barku i sheshtë dhe trupi post-baby bien dukshëm në sy.

Ne mendojmë që mami i True-s duket shumë mirë. Po ju si mendoni?

Share With:
Translate »
628 Views