Khloe Kardashian ka gati planin për të humbur kilogramët e shtatzënisë

Dy muaj pas lindjes së vajzës True Thompson, ylli i Keeping Up With The Kardashian po formulon një plan se si të humbasë kilogramët e shtatzanisë në një mënyrë të shëndetshëm.

Për fat të mirë, ajo ka vendosur të ndajë disa nga këshillat e saj pikërisht përpara sezonit të verës.

“Ndihem kaq mirë që jam rikthyer në palestër me trajnerin tim. Jam shumë e motivuar të kthehem përsëri tek trupi im dhe ndihem e fortë çdo ditë e më shumë,” shkruan Kardashian në aplikacionin e saj.

Ajo shtoi: “Trajneri im Joe do të më ndihmojë të përgatisim për ju strategji të reja për të humbur në peshë dhe për të mbajtur trupin në formë”.

Share With:
Translate »
747 Views