Khloe nuk ishte matchy-matchy vetëm me mamin, por edhe me tezen e motrat! Çfarë nuk u pa nga festa?

Vajza e Zaimina Vasjarit dhe Klodian Asllanit, Khloe ka mbushur 3 vjeç. Në këtë ditë të veçantë për vogëlushen është organizuar një festë përrallore.

Të ftuarit ishin veshur me ngjyrë të purpurt për t’iu përshtatur tematikës së festës e në po të njëjtën ngjyrë ishte zbukuruar edhe ambienti.

Për të lumturuar vogëlushen, pjesë e festës ishte edhe një lodër poni gjigante.

Zaimina, Khloe dhe Klodiani

Në fotot e publikuara nga Zaimina, shihet edhe Klodiani, vajzat e tij dhe motra e Zaiminës.

Khloe me dy motrat

Motra e Zaiminës me Khloen

“Gezuar 3 vjetorin e lindjes Princesh Khloe! Kjo eshte dita jote por gjithe jeten do te jete edhe e imja ! Do e gezoje gjithmone kete dite si diten me te bukur te jetes time. Te shkruash per ty eshte shume e veshtire. Te te them te dua eshte pak. Te te them je jeta ime eshte shume pak. Dua te falenderoj zotin qe me dhuroi nje bekim si ty ne jete. Ai ben mrekulli dhe ate e kam un. Te dua poni im i vogel”, ishte urimi që i bëri Zaimina vogëlushes së saj.

Share With:
Translate »
521 Views