Kiara Tito rikthehet në ekran, por neve na mbetën sytë tek barku i saj
Kiara Tito do të rikthehet shumë shpejt në ekranin e Top Channel. Nga 8 tetori, moderatoren do e shohim në “DWTS Fan Club”, ora 12:45.
Kiara shfaqet rrezëllitëse në promon e spektaklit, ndërsa sytë tanë mbetën tek barku i saj, edhe pse nuk arritëm të zbulojmë asgje. Ndoshta Kiara ka zgjedhur fustanin e duhur për ta kamufluar? Mbetet ër tu parë…
View this post on Instagram
Dancing With The Stars do të startojë më 6 tetor. Spektakli do të transmetohet në Top Channel, çdo të premte për më shumë se 12 javë.
Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik, ndërsa juria do të kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.