“Kim e la vajzën në mes të rrugës”, kjo video e North jashtë “Met Gala-së” po bëhet virale
Vitin e kaluar u shoqërua nga ish-i Pete Davidson, këtë vit Kim Kardashian mori me vete në “Met Gala” vajzën e saj North West.
9-vjeçarja e shoqëroi të ëmën deri tek hyrja e eventit, ku nuk lejoheshin persona më të vegjël se 18 vjeç. Ndaj, North u detyrua të presë jashtë dhe një video e saj po bën xhiron e rrjetit.
“Kim e la North-in në mes të rrugës”- shkruanin njerëzit në rrjete sociale, krahas pamjeve ku North qëndron vetëm dhe pret që e ëma të përfundojë eventin e të largohen së bashku me makinë.
@ardenwolf
Disa personave, North u duket e trishtuar dhe e përhumbur. Të tjerëve u duket diçka normale, pasi fundja s’kanë bërë asgjë “të keqe”.
Disa thonë se burrat që ndodheshin aty, ishin truprojat e North, të tjerëve iu dukën si njerëz që s’kishin lidhje me 9-vjeçaren.
Gjithsesi, asgjë s’e gjeti North nga qëndrimi në buzë të rrugës, ndërsa Kim s’ka reaguar për videon virale.