Kim Kardashian dhe Kylie Jenner urojnë Kendall me fotografinë e rrallë nga fëmijëria

Mbrëmjen e djeshme, Kendall Jenner festoi 23-vjetorin e lindjes. Urimi më i veçantë ishte i motrës së saj, Kim Kardashian, e cila krahas publikoi dhe një fotografi të rrallë nga fëmijëria e tyre. Në foto shihet Kendall bebe që qëndron mbi barkun e Kim. “Gëzuar ditëlindjen Kendall! Asnjëherë nuk kam takuar një njeri më të ëmbël dhe më të bukur dhe që i gëzohet kaq shumë jetës sa ty. Shpresoj që të marrësh çdo gjë që ke ëndërruar për ditëlindjen tënde, sepse e meriton. Jam shumë e lumtur që je motra ime. Të dua”, – shkruajti Kim bashkangjitur fotografisë.

Me disa foto nga fëmijëria e ka uruar edhe motra tjetër Kylie Jenner.

Për ditëlindjen e saj, Kendall i habiti të gjithë, sepse ishte veshur shumë thjesht dhe kishte bërë një grim shumë natyral. Ajo mbante veshur një xhaketë të gjatë të zezë, një palë xhinse dhe atlete.

 

Share With:
Translate »
1023 Views