Kim Kardashian në klasë të shtatë nuk ështe aspak siç e kishim përfytyruar

Sot është një ikonat e bukurisë dhe frymëzim për shumë vajza në mbarë botën dhe mesa duket Kim Kardashian paska qënë gjithmonë e fiksuar të jetë e kuruar në detaje. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” sapo ka publikuar një foto fëmijërie kur ajo ishte në klasë të shtatë.  Dhe ndryshe nga sa mund të mendoni një vajzë 12-13 vjeçare me një palë xhinse të thjeshta dhe atlete, ajo duket se nuk ka aspak lidhje me një look të tillë.

Në foton e postuar Kim duket e veshur me një fustan të zi elegant, xhaketë dhe taka që për moshën 13 vjeçare nuk janë aspak të zakonshme. Madje ajo duket se ka vënë edhe buzëkuq dhe tregon se ky ishte buzëkuqi që ajo përdorte dhe ka ndër mend t’i rikthehet.

“Në klasë të 7-të. Ky ishte buzëkuqi im. Duhet të bëj një rikthim” – shkruan ajo në foton e publikuar.

Në këtë mënyrë Kim na zbuloi edhe trendin e ri që ka ndërmend të sjellë.

Share With:
Translate »
830 Views