Kim Kardashian në pritje të ëmbël për herë të katërt, zbulohet gjinia e fëmijës
Kim Kardashian do të bëhet nënë për herë të katërt. Është ky lajmi që ka pushtuar sot mediat e huaja për biznesmenen e famshme dhe yllin e reality show “Keeping up with Kardashian”.

Burime pranë familjes më të famshme kanë bërë me dije se fëmija i katërt i Kimit dhe Kanye-t do të vijë në jetë nga nëna bartëse, e njëjta që lindi Chicago-n.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjinia e fëmijës është djalë dhe pritet të lindë në muajin maj.

Kujtojmë që Kim dhe Kanye janë prindër të 3 fëmijëve, Chicago, Saint dhe North.







