Kim Kardashian rrëfen se vajza e madhe North, këmbënguli të stilonte vëllezërit e motrat e saj për kopertinën e “Vogue”, pasi veshjet e tyre iu dukën ‘të mërzitshme’

Kim Kardashian ka zbuluar se vajza e saj tetë vjeçare, North West, këmbënguli të stilonte veten dhe vëllezërit e motrat e saj për kopertinën e revistës “Vogue” të disa muajve më parë.

Në skenat që do të transmetohen në episodin e Ellen ditën e sotme , ylli i 41-vjeçar rrëfu se vajza e saj refuzoi veshjet e zgjedhura.

Kim pozoi për “Vogue” me fëmijët e saj North, tetë vjeç, Saint, gjashtë, Chicago , katër dhe Psalmin dy vjeçar.

Ajo zbuloi: “North e ka stiluar gjithë këtë! Të gjithë do të vishnin të zeza, por ajo u largua dhe tha: ‘Kjo është kaq e mërzitshme sa nuk mund ta besoj se kjo është ajo që do të veshim’.

Unë do t’i stiloj të gjithë. Ajo hyri në dollapin e të gjithëve dhe  zgjodhi gjithçka”.

“Sa herë që më duhet të bëj një fotosesion me fëmijët, është si dita më e keqe e jetës sime dhe gjithmonë them se nuk do ta bëj më kurrë, por më pas ju merrni foto të mrekullueshme si kjo”.- rrëfeu Kim.

Share With:
Translate »
231 Views