Kim Kardashian shpërthen në lot: Jam përpjekur të mbroj fëmijët nga çmenduritë e Kaney
Kim Kardashian ka shpërthyer në lot gjatë një interviste të fundit ku ka folur për ndarjen nga ish-bashkëshorti Kaney West.
Ajo është shprehur se është shumë e vështirë të menaxhosh situatën dhe të ndash kohën e fëmijëve me ish-bashkëshortin.
Kim shpjegoi se ajo është përpjekur t’i mbrojë fëmijët e saj nga “të gjitha deklaratat e çmendura” që vijnë në shpërthimet publike të Kanye.
Nëna e katër fëmijëve u përlot ndërsa diskutonte për divorcin dhe e krahasoi jetën e fëmijëve të saj me jetën e saj që u rrit larg babait të saj, Robert Kardashian.
Teksa qante, Kim u shpreh: “Kam pasur babanë më të mirë. Nuk dua të emocionohem. Ka qenë vetëm një periudhë e vështirë për mua”, ka thënë Kim Kardashian.