Kim Kardashian tregon ditët me të birin në spital në fund të vitit
Në foton familjare që Kim Kardashian postoi për të uruar festat, Saint nuk ishte mirë me shëndet.
Ai ka përfunduar në spital, duke kaluar sfida dhe duke i bërë shumë shqetësuese ditët e fundit të vitit për Kim Kardashian dhe familjen e saj.
Kim, ka bërë sot një postim që nuk ka asgjë të përbashkët me ato që jemi mësuar të shohim prej saj. Ajo tregon vështirësitë e këtyre ditëve duke na kujtuar që sido që të duket në foto, edhe ajo ka një jetë të vërtetë dhe ndjenja të tilla.
Megjithatë, tashmë rreziku ka kaluar, djali, i cili kishte pasur pneumoni, ka dalë nga spitali dhe është më mirë.
“I çmuari djali im i vogël është shumë i fortë! Pasi kam kaluar tri netë në spital dhe kam parë fëmijën tim të merrte shumë serume dhe të kapur pas makinave të oksigjenit, mund të them që fundi ynë i vitit ishte sfidues. Pneumonia është kaq e frikshme…”, shkruan Kim e cila më pas tregon që i forti Saint, tani është në shtëpi dhe shumë më mirë.
Ne kemi idenë tonë për stilin e jetës të personazheve të njohur, por në disa marrëdhënie, në ato më të rëndësishmet, ata janë si të gjithë. Të brishtë e të ndjeshëm.