Kim rrëfehet për vitet e adoleshencës dhe fajëson Kourtney-n për disa nga gabimet më të mëdha

Kim Kardashian bëri një postim të sinqertë për vitet e adoleshencës në Instagram, duke fajësuar për disa nga gabimet e saj më të mëdha motrën e saj të madhe Kourtney. Kim ndau shtatë fotografi të shumë viteve më parë, me rastin e Ditës Kombëtare të Vajzave. Ajo kërkoi falje për dhimbjet e vazhdueshme që i shkaktoi nënës së saj dhe rrëfeu se është akoma e mërzitur për të paktën një incident të atyre ditëve.

“Mami – më fal! Mbaj mend që isha dënuar këtu sepse Kourtney vodhi makinën tënde vetëm për të bërë xhiro rreth bllokut dhe, në një farë mënyre, edhe pse s’kisha gisht edhe unë u futa në telashe! Kështu që ne nuk kishim çfarë të bënim tjetër veçse të bënim fotografi në garazh. Nuk pata kurrë faj, unë vetëm dëgjova atë që tha motra ime e madhe dhe miqtë. Ata patën ndikime kaq të këqija dhe unë isha perfekte dhe për këtë më fal!”

Fansat e patën të vështirë të vlerësonin nivelin e sarkazmës në postimin e Kardashian, ndryshe nga familja e saj.

“Oh, ato ditë të vjetra! Faleminderit Zotit që i mbijetuam asaj faze!” -komentoi Kris.

Pastaj Kim iu drejtua vajzave të saj në postim:

“North dhe Chi, ju lutem bëhuni të mira për mua kur të jeni në moshën që unë isha në këto fotografi.”

Nga ana tjetër, Kourtney ende nuk e ka komentuar postimin e Kim publikisht, megjithatë mund edhe thjesht ta ketë kaluar me sportivitet. Megjithatë, dimë të themi se marrëdhënia e Kim dhe Kourtney nuk ka qenë dhe aq e lehtë, sepse motrat kanë pasur shpesh përplasje e zënka të bëra publike në “Keeping Up With The Kardashians”.

Share With:
Translate »
179 Views