Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta ‘Tomka’
Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare aktori i njohur, Enea Zhegu.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije miqtë dhe kolegët e tij me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Zhegu vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, ndërsa sot ka mbyllur sytë përgjithmonë duke u larguar nga kjo botë.
Aktori Enea Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të bukur shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj, filma që nuk do të harrohen kurrë nga shqiptarët.\
Aktori i njohur i skenës shqiptare do ti mungojë artëdashësve.
Ene Zheku lindi më 9 korrik 1964 dhe kishte mbaruar studimet në Insitutin e Lartë të Arteve për aktor. Ai e filloi veprimtarinë e tij në filmin shqiptar që në moshë 12-vjeçare, duke u angazhuar nga regjisori i mirënjohur Dhimiter Anagnosti, për të interpretuar në filmin “Lulëkuqet mbi mure” në vitin 1976, ku interpretoi me shumë sukses rolin e Lelos. Një vit me pas, 1977 spikati me rolin e Zigurit ne filmin “Njeriu me top” dhe veçanërisht shkëlqeu me atë të Tomkës në “Tomka dhe shokët e tij”, rol i cili e bëri të njohur dhe e identifikonte tek artedashësit.