Kini kujdes nga ky veprim! Nëna gati i merr jetën fëmijës në gjumë, ja çfarë ndodhi
Një grua nga South Wales gati mbyti djalin e saj 16 muajsh me flokët e gjatë kur po flinin gjumë.
Emma Chipili, 35 vjeçe po flinte me të birin Lincoln dhe u trondit kur pa se vogëlushi kishte vështirësi me frymëmarrjen. Flokët e saj i ishin rrethuar në fyt si një lak dhe gati po i merrnin frymën.
E panikuar, ajo u përpoq që të largonte flokët por i shtrëngoi rreth qafës së bebes dhe më shumë. Fatmirësisht, i shoqi sapo ishte kthyer nga puna dhe i dha zgjidhje situatës para se të ishte shumë vonë.
Emma, nënë e 6 fëmijëve përdori rrjetet sociale që ta bëjë rastin publik në mënyrë që të parandalojë nënat e tjera për rrezikun që vjen nga flokët e gjata.